Drenica vihet në kërkim të trajnerit të ri

Pa fitore që nga java e shtatë e Superligës, ndërsa me dorëheqjen e trajnerit të saj, Drenica tash është në kërkim të trajnerit të ri për ekipin e parë. Kuqezinjtë nga Skenderaj kanë rënë në zonë të rrezikshme të Superligës, ndërsa emrat që po përfolen për marrjen e detyrës së timonierit të ekipit të tyre janë prej më të ndryshmëve, derisa vlonjati Gentjan Mezani duket në pole-position!

Sidoqoftë, Drenica siç e do zakoni bëri të ditur për ndarjen me trajnerin Jeton Mehmeti përmes një komunikate të lëshuar në llogarinë zyrtare të klubit në rrjete sociale, ndërsa e falenderoi atë për punën e deritashme të bërë.

“Klubi Futbollistik Drenica njofton se, me mirëkuptim të ndërsjellë, ka përfunduar bashkëpunimin me trajnerin Jeton Mehmeti.
Klubi shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e sinqertë për trajnerin Mehmeti, për profesionalizmin, përkushtimin dhe angazhimin e treguar gjatë periudhës së bashkëpunimit.
FC Drenica i uron Jeton Mehmetit suksese të mëtejshme në rrugëtimin e tij profesional, si dhe mbarësi në jetën personale.
Faleminderit për kontributin dhe bashkëpunimin!” — shkroi KF Drenica në njoftim.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live