Shkëlqimi i Shorterit për rikthimin e madh të Bashkimit

Katër minuta e 46 sekonda para fundit të ndeshjes, Peja ishte në epërsi prej 11 pikëve ndaj Bashkimit mbrëmë në duelin e zhvilluar në kuadër të xhiros së gjashtë të Superligës!

Falë Shannon Shorterit që rrëmbeu një top nga kundërshtari dhe pikëve të tij, 13 të shënuara prej atij momenti, Bashkimi ka rëgjistruar rikthimin e madh për të arritur te fitorja ndaj Pejës 86-79, që mbeti duarboshe në lojën që anonte kah ajo.

TABELA AKTUALE E SUPERLIGES

Shorter kreu ndeshjen me 27 pikë të shënuara, duke shutuar 5/8 për tri pikë, ndërsa 15 të tjera për Bashkimin i dha Gian Calvell në fitore. Te verdhezinjtë, që u befasuan në fund, nuk mjaftuan 27 pikët e Dwight Wilsonit, që bëri edhe 16 kërcime e 3 asistime në këtë ndeshje! Njëjtë, edhe debutimi i trajnerit Bosko Radovic te Peja, përkundër gjithçkaje në ndeshje, u shua në 4 minutat e fundit të lojës!

Bashkimi me këtë fitore vazhdon të jetë lider i Superligës me bilanc 5-1, derisa Peja tani më ka bilanc 2-4.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live