
FFK Liga e Parë
Fitorja e parë kampionale për Mitrovicën!
Gëzim i madh pas ndeshjes është parë në Mitrovicë, derisa ekipi KF Mitrovica i rikthyer në Ligë të Parë ka arritur fitoren e parë sezonale duke e mposhtur Istogun sot, në ndeshjen e fundit të xhiros XII të Ligës së Parë.
Ka qenë një gol që ka bërë dallimin dhe shumë mund për të arritur aty, ndërsa golashënues i golit të fitores për mitroviasit ka qenë Bleart Hasani, që u asistua nga Wellington!
TABELA AKTUALE E LIGES SE PARE
Me këtë fitore Mitrovica del nga fundi i renditjes tabelare, duke u ngritur në pozitën e 17-të të renditjes tabelare, ku pas 11 ndeshjesh të zhvilluara tani ka 8 pikë! Istogu në anën tjetër ka pësuar humbjen e gjashtë të stinorit dhe xhiron e mbyll në pozitë të dhjetë.
