
Drenica zyrtarizon trajnerin e ri!
Ashtu edhe siç u përfol, Drenica sot ka zyrtarizuar trajnerin e ri të saj pas largimit të Jeton Mehmetit nga detyra. Kuqezinjtë nga Skenderaji kanë bërë të ditur se kanë angazhuar vlonjatin Gentjan Mezani në krye të shtabit teknik të ekipit dhe tash e tutje i kanë uruar sukses në rrugëtimin për përmbushjen e objektivave sportive të klubit.
“FC Drenica njofton opinionin publik se ka arritur marrëveshje me trajnerin Gentjan Mezani, i cili do të jetë në krye të shtabit teknik të skuadrës sonë.
Klubi i uron mirëseardhje trajnerit Mezani, duke i dëshiruar shumë suksese në drejtimin e ekipit dhe në përmbushjen e objektivave sportive të klubit.” — shkroi KF Drenica në njoftim.
Përndryshe, Mezani njeh mirë Superligën e Kosovës pasi që në dy periudha të ndryshme ka punuar gjatë me Gjilanin. Drenica në anën tjetër ka rënë në zonë të rrezikshme të renditjes tabelare të Superligës dhe po kërkon këndellje për në vazhdim të stinorit.
Mezani 51 vjeç, së fundi ka qenë trajner i Bylisit në Shqipëri, ndërsa në vitin 2026 ka qenë i lirë si trajner.
