
FBK Superliga
Mika Adams (Rahoveci 029) – MVP (6)
Përsëri ai dhe përsëri MVP. Mika Adams i Rahovecit 029 ka qenë vendimtar në përballjen ku ekipi i tij mposhti Vëllaznimin për të arritur fitoren e dytë kampionale, ndërkaq kjo fitore ka nxjerrë vreshtarët nga fundi i renditjes tabelare.
Adams përndryshe ka qenë edhe më i miri i xhiros së kaluar dhe me këtë të sotmen, është bërë lojtari i parë këtë stinor që merr dy herë çmimin e MVP-së në Superligë këtë stinor dhe gjithashtu i pari që merr titutllin e MVP-së një pas një!
Ai ka kryer ndeshjen me 37 pikë, 6 asistime e 7 kërcime, derisa arriti indeksin e efiçencës 31, në fitoren 100-99 në të mirë të vreshtarëve.
