
3 të lënduar te Bashkimi!
Ekipi i Bashkimit pas nisjes së mirë të stinorit në Superligë dhe lojës së mirë të treguar në përballjet e FIBA Europe Cup ka bërë të ditur se për shkak të ngarkesës fizike, i janë lënduar 3 lojtarë të ekipit dhe se nuk dihet saktë se cili kur do të kthehet.
“KB Bashkimi njofton se tre lojtarë të ekipit po përballen me probleme fizike pas ndeshjeve të fundit.
Gavin u lëndua ndaj Kalev, Johnson ndaj Prishtinës, ndërsa Bailey në ndeshjen e fundit.
Gjendja e tyre po vlerësohet nga stafi mjekësor, të cilët po kujdeset për rikuperimin e tyre.” — ka bërë të ditur ekipi portokallezi nga Prizreni.
Kujtojmë, Bashkimi ka fituar Superkupën e Kosovës në fillim të këtij stinori dhe i ka hyrë Superligës në formë të mirë. Ekipi njashtu është duke tentuar që të kalojë fazën grupore të FIBA Europe Cup, derisa aktualisht ka bilanc 1-1 pas 2 ndeshjeve të luajtura aty.
