Ballkani fiton ndeshjen në tavolinë!

Kriza që ka kapluar Vushtrrinë dhe ekipi që nuk doli në ndeshjen e xhiros së fundit për të luajtur përballjen ndaj Ballkanit, tashmë ka vendim të shkruar nga Komisionoi i Garave të FFK-së.

Kështu, sipas njoftimit të lëshuar në web-faqen e FFK-së, përballja ndërmjet Vushtrrisë dhe Ballkanit është regjistruar me rezultat zyrtar. Me këtë, nënkptohet që Ballkani merr tri pikë të reja në tabelë, ndërsa dueli në orarin e ndeshjeve regjistrohet me rezultat 0-3 në të mirë të ekipit suharekas.

TABELA AKTUALE E SUPERLIGES

Vendimi i KG-së:

“REGJISTROHET me rezultat zyrtar ndeshja e javës së 11-të të Superligës së Kosovës në Futboll, ndërmjet KF Vushtrria dhe KF Ballkani, e paraparë të zhvillohej më 24.10.2026, në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Ndeshja e përcaktuar në pikën I të këtij vendimi regjistrohet me rezultat zyrtar 0:3 në favor të KF Ballkani, për shkak të mosparaqitjes së KF Vushtrria për zhvillimin e ndeshjes, në pajtim me dispozitat përkatëse të Rregullores së Garave të FFK-së.

Vendimi hyn në fuqi në momentin e nënshkrimit të tij.” — shkruan në Vendimin e botuar të KG-së.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live