Shtesë e re te Kosova! Lindrit Kamberi mbrojtës i ri i dardanëve!

Përvojë në mbrojtje dhe një ftesë kur u rrit si lojtar! Blicku zviceran informon se qendërmbrojtësi 184cm i gjatë i Zurichut, Lindrit Kamberi do të jetë dardan i radhës, pasi që ka pranuar ftesë nga FFK dhe do të jetë në listën e të ftuarve të Franco Fodës për ndeshjet e nëntorit në kuadër të Ligës së Kombeve për Kosovën!

Kamberi 27 vjeç ka qenë pjesë e përfaqësueses së Zvicrës U-20 dhe prej atëherë nuk është ftuar më për helvetët, ndërsa tani si qendërmbrojtës i dëshmuar i ekipit të Superligës së Zvicrës është parë si një mundësi e mirë për Kosovën!

“Lindri Kamberi së fundi po tregon performanca të mëdha te Zurichu. Tani ai ka marrë një shpërblim të veçantë: sipas Blickut, kapiteni 27 vjeçar i FC Zurich ka pranuar ftesë nga reprezentacioni i Kosovës për herë të parë.” — shkroi ndër të tjera artikulli për të.

Ai është lider i padiskutueshëm te FC Zurich, ndërsa pas një periudhe jo të famshme në karrierë, është bërë futbollisti më i rëndësishëm i ekipit që ka dalë nga akademia e klubit.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live