
Edhe një përafrim te Kosova, Florent Hajdini bëhet dardan
Sipas një njoftimi të lëshuar nga faqja Transfermarkt, e Austrisë, futbollisti i ri Florent Hajdini ka lënë Federatën e atjeshme dhe shpejt do të zyrtarizohet si lojtar i ri i Kosovës, duke pranuar ofertën e FFK-së.
I lindur në Salzburg, Hajdini që në shtator mbushi të njëzetat ishte pjesë e Austrisë U-19, ndërsa së fundi ka marrë ftesë nga Austria U-21, por sipas kësaj faqeje ai ka vendosur – tash e tutje do të përfaqësojë Kosovën!
Hajdini është mesfushor qendror dhe defanziv, ndërsa aktualisht luan për ekipin austriak Amstetten, ndërsa vlera e tij sillet rreth 150 mijë euro sipas Transfermarkt.at.

“Falenderoj Austrinë përherë për gjithçka, por zemra ime rreh për Kosovën.” — është deklarata e Hajdinit që është transmetuar nga mediat austriake së fundi.
