Shqipëria-Finlanda, në dorë të portugezëve!

Ndeshja e sontme ndërmjet Shqipërisë dhe Finlandës në kuadër të Ligës C të Kombeve do të drejtohet nga ekipi portugez i referëve. Sipas njoftimit zyrtar të lëshuar nga UEFA, do të jetë Joao Pinheiro gjyqtar kryesor, ndërsa ndihmës të tij janë Luciano Maia dhe Hugo Marques. Gjyqtar i katërt është Joao Gonçalves. Në VAR do të jetë Tiago Martins, ndërsa AVAR Bruno Esteves.

Pinheiro është gjyqtar elit në FIFA. Ai pos ligës portugeze, ka qenë gjyqtar i Botërorit “USCAME 2026” ku ka arritur deri në çerekfinale! Në vitin e kaluar ka qenë gjyqtar i finales së Superkupës evropiane PSG – Tottenham! Ndërsa këtë vit në maj ka ndarë drejtësinë në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, Bayern – PSG.

GJENDJA E GRUPIT:

REZULTATET:

San Marino – Finlanda 0-7
Shqipëria – Bjellorusia 2-0
Finlanda – Bjellorusia 0-0
San Marino – Shqipëria 0-3
Finlanda – Shqipëria 2-1
Bjellorusia – San Marino 4-0
Shqipëria – San Marino 2-1
Bjellorusia – Finlanda 1-0

TABELA AKTUALE:

1. Shqipëria 9p.
2. Bjellorusia 7p.
3. Finlanda 7p.
4. San Marion 0p.

NDESHJET E MBETURA:

12.11 Shqipëria – Finlanda
12.11 San Marino – Bjellorusia
15.11 Finlanda – San Marino
15.11 Bjellorusia – Shqipëria.

 

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live