Sllovakët gjykojnë Kosova-Izraeli!

Ekip arbitrash nga Sllovakia dhe një skocez me ata, do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen ku Kosova pret Izraelin të shtunën në “Fadil Vokrri”. UEFA ka publikuar sot ekipin e gjyqtarëve të duelit në fjalë, ndërsa refer kryesor i ndeshjes është Ivan Kruzliak. Ndihmës të tij janë Branislav Hancko dhe Jan Pozor, ndërsa i katërt është Peter Kralovic.

Për VAR-in në këtë ndeshje do të kujdeset skocezi Andrew Dallas, ndërsa në AVAR do të jetë sllovaku tjetër, Martin Dohal.

Kruzliak është gjyqtar i vetëm elit sllovak në vitin 2026, ndërsa ka qenë pjesë e EURO 2024. Ai është i rregullt në ndeshje të Ligës së Kampionëve dhe të Ligës së Evropës.

REZULTATET E DERITASHME:

Austria-Izraeli 3-1,
Kosova-Irlanda 1-0,

Austria-Kosova 3-1,
Izraeli-Irlanda 0-3,

Izraeli-Kosova 0-0,
Irlanda-Austria 2-2,

Kosova-Austria 1-1,
Irlanda-Izraeli 1-1.

TABELA AKTUALE:

1. Austria 8p.
2. Kosova 5p.
3. Irlanda 5p.
4. Izraeli 2p.

NDESHJET E MBETURA:

14.11. Kosova-Izraeli
14.11. Austria-Irlanda
17.11. Izraeli-Austria
17.11. Irlanda-Kosova.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live