Pas dështimit ndaj Izraelit, Kosova në duar të Austrisë!

Dobët! Kështu mund të përshkruhet me një fjalë ndeshja e Kosovës sot ndaj Izraelit, derisa dardanët nuk kanë arritur të gjejnë rrugën për një rast konkret në duel ndaj kundërshtarit, e në fund kanë duruar mbi 20 minuta me një lojtar më pak në fushë për të siguruar një pikë, Kosova – Izraeli 0-0!

Barazimi i dytë me radhë ndaj Izraelit, ndaj të cilëve asnjëherë ndeshja nuk ka shkuar mbi dy gola, e sot as që i vinte era një goli. Gjysmëraste kryesisht, me Edon Zhegrovën në fillim të ndeshjes që tentonte me hamendje dhe pa precizitet më shumë, derisa Vedat Muriqi plotësisht i bllokuar vetëm luftonte në qendër për pozicion.

Dy kartona të verdhë të Veldin Hodzës ishin të tepër për dardanët. I pari në pjesë të parë (20′) e i dyti (66′) për faulime që edhe nuk ishin fort vendimtare në mesfushë – thanë shumë sot! Më pas, ndërrimet e Franco Fodës me Asllanin, Zabërgjën dhe Kaçurin nuk ndërruan asgjë në lojë!

Tani, për vend të dytë Kosova do të duhet të shpresojë në fitoren e Austrisë sonte ndaj Irlandës ashtu që të udhëtojë për të kërkuar minimalisht një barazim në Dublin, për të shpresuar në vend të dytë të grupit. Përndryshe…

REZULTATET E DERITASHME:

Austria-Izraeli 3-1,
Kosova-Irlanda 1-0,

Austria-Kosova 3-1,
Izraeli-Irlanda 0-3,

Izraeli-Kosova 0-0,
Irlanda-Austria 2-2,

Kosova-Austria 1-1,
Irlanda-Izraeli 1-1.

Kosova-Izraeli 0-0,
Austria-Irlanda (sonte prej 20.45)

TABELA AKTUALE:

1. Austria 8p.
2. Kosova 6p.
3. Irlanda 5p.
4. Izraeli 3p.

NDESHJET E MBETURA:

17.11. Izraeli-Austria
17.11. Irlanda-Kosova.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live