
Gati për duelin e së shtunës!
Janë kryer edhe përgatitjet e fundit të premten pasdite, ndërsa tani duket që Kosova është gati plotësisht për sfidën e nesërme, ndaj Izraelit. FFK gjithashtu ka bërë të ditur se janë punuar edhe aspektet e fundit taktike nga selektori Franco Foda.
“Dardanët gati për sfidën e nesërme!
Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot stërvitjen e fundit para ndeshjes kundër Izraelit, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Përzgjedhësi Franco Foda ka shfrytëzuar këtë seancë për të punuar në detajet e fundit taktike dhe për të përgatitur ekipin për këtë përballje të rëndësishme.
Atmosfera në kampin dardan është shumë e mirë, me futbollistët të motivuar dhe të përqendruar maksimalisht për këtë ndeshje.
Nesër, të gjithë së bashku në stadiumin “Fadil Vokrri”.” — shkroi FFK-ja në njoftimin e fundit të saj para ndeshjes.
Shiko edhe: Gjyqtarët e ndeshjes
Kujtojmë, Kosovës në këtë ndeshje i duhet fitorja për të mbetur në garë për së paku pozitën e dytë në grup, që i mundëson dardanëve të shpresojnë për Ligën A të Kombeve si dhe të luftojnë për gjithçka për të arritur në vazon e dytë për shortin pasues për EURO 2028 që hidhet në dhjetor të këtij viti.
REZULTATET E DERITASHME:
Austria-Izraeli 3-1,
Kosova-Irlanda 1-0,
Austria-Kosova 3-1,
Izraeli-Irlanda 0-3,
Izraeli-Kosova 0-0,
Irlanda-Austria 2-2,
Kosova-Austria 1-1,
Irlanda-Izraeli 1-1.
TABELA AKTUALE:
1. Austria 8p.
2. Kosova 5p.
3. Irlanda 5p.
4. Izraeli 2p.
NDESHJET E MBETURA:
14.11. Kosova-Izraeli
14.11. Austria-Irlanda
17.11. Izraeli-Austria
17.11. Irlanda-Kosova.
Kujto duelet e mëparme mes Kosovës dhe Izraelit.
Ajo që mund të llogaritet hendikep në këtë ndeshje për Kosovën është që qendërmbrojtësi Lumbardh Dellova nuk është në dispozicion të ekipit për shkak të lëndimit. Kujtojmë, Dellova ka qenë ndër lojtarët e paktë që ka luajtur i plotë në katër ndeshjet e para të grupit, të cilat u zhvilluan në një periudhë të shkurtër. Njëjtë, sot është konfirmuar edhe mungesa e Ermal Krasniqit, gjithashtu për shkak të mosarritjes së rikuperimit të plotë nga lëndimi muskulor. Të dy këta, janë liruar nga grumbullimi dhe nuk do të jenë pjesë e eskpeditës së Kosovës as në ndeshjen e fundit, ndaj Irlandës në Dublin.
