Fitore e pritur e Shqipërisë! Vendimtarja me minimum 1 pikë!

Fitore shumë e rëndësishme e Shqipërisë ndaj Finlandës sonte në “Arenën Kombëtare” të Tiranës, ku kuqezinjtë falë supergolit të Ernest Muçit siguruan avantazhin në pjesë të parë, e pastaj me Rey Manajn thelluan epërsinë për të çuar ndeshjen më komod deri në fund, dhe për të arritur fitoren e pritur. Shqipëria 2-0 Finlanda [Muçi 35′, Manaj 50′].

Shqipëria vazhdon të ketë 2 pikë më shumë sesa Bjellorusia në krye të grupit, që pos sigurimit të daljes në Ligën B të Kombeve do të mundësojë edhe një biletë shtesë për playoff për EURO 2028. E kuqezinjëve, 3 ditë më vonë në Minsk do t’iu duhet minimalisht 1 pikë, për të arritur qëllimin! Për tu përmendur, Finlanda nga minuta e 67-të e ndeshjes luajti me një lojtar më pak, pasi që futbollisti i tyre Miro Tenho mori karton të kuq direkt.

GJENDJA E GRUPIT:

REZULTATET:

San Marino – Finlanda 0-7
Shqipëria – Bjellorusia 2-0
Finlanda – Bjellorusia 0-0
San Marino – Shqipëria 0-3
Finlanda – Shqipëria 2-1
Bjellorusia – San Marino 4-0
Shqipëria – San Marino 2-1
Bjellorusia – Finlanda 1-0

TABELA AKTUALE:

1. Shqipëria 12p.
2. Bjellorusia 10p.
3. Finlanda 7p.
4. San Marion 0p.

NDESHJET SOT dhe TË MBETURA:

12.11 Shqipëria – Finlanda, 2-0
12.11 San Marino – Bjellorusia, 0-2
15.11 Finlanda – San Marino
15.11 Bjellorusia – Shqipëria.

 

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live