Nuk ia del as Ermali!

Pas Lumbardh Dellovës, edhe lojtari tjetër i ekipit të njëjtë, Amedspor, Ermal Krasniqi nuk do t’ia dalë për të qenë pjesë e Kosovës në ndeshjet më të rëndësishme në Ligën B të Kombeve.

FFK posa ka njoftuar se as Ermal Krasniqi nuk ka arritur të rikuperohet plotësisht dhe nuk do të jetë i gatshëm për duelet ndaj Izraelit dhe Irlandës, më 14 dhe 17 nëntor, prandaj ai është liruar nga grumbullimi.

“Ermal Krasniqi lirohet nga grumbullimi i Kombëtares!
Mesfushori anësor i Amedspor, Ermal Krasniqi, është liruar nga grumbullimi i Kombëtares së Kosovës për shkak të lëndimit.
Pas ekzaminimeve mjekësore, stafi mjekësor ka konstatuar se futbollistit i nevojitet më shumë kohë për rikuperim dhe se nuk do të jetë në gjendje të rikthehet në gatishmëri të plotë për ndeshjet ndaj Izraelit dhe Irlandës.
Ai rikthehet në klubin e tij, ku do ta vazhdojë procesin e rikuperimit.
Ermalit i dëshirojmë shërim të shpejtë dhe rikthim sa më të shpejtë në fushën e gjelbër!” — shkroi FFK në njoftim.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live