
Ferizaji fiton bindshëm derbin dhe ngritet në renditje!
Forma tepër e mirë e Ferizajit nuk ka të ndalur! Ekipi i drejtuar nga Arbnor Morina ka vazhduar serinë e ndeshjeve pa humbje, ndërsa tani ka 14 ndeshje pa disfatë! Kjo është përndryshe fitorja e tretë me radhë e tyre dhe tani ata kanë barazuar pikët me Prishtinën e Re për t’iu afruar edhe më shumë Lirisë kryesuese, ndërsa kanë dalë në vend të dytë të tabelës!
Përndryshe sot, Ferizaji ka dominuar në rezultat, kurse fitorja e tyre ka ardhur pas golit të epërsisë së shënuar nga Ermir Skenderi fillimisht për të përfunduar pjesën e parë në epërsi, 1-0!
TABELA AKTUALE E LIGES SE PARE
Më pas në pjesë të dytë ka qenë nigeriani i ri Timilehin Oluwasen Adekunle që ka shënuar dy herë për të bërë rezultatin e pakapshëm për mysafirët e Prishtinës së Re, të cilët krejt çka kanë arritur deri në fund të lojës ka qenë zbutja e epërsisë tregolëshe, me golin e shënuar prej Rion Rushitit, për përfundimtaren, Ferizaji – Prishtina e Re 3-1 [Emir Skenderi 34′, Timilehin Adekunle 72′, 87′ — Rion Rushiti 90’+2].
Tani, Ferizaji kalon në vend të dytë me 33 pikë dhe me goldallim më të mirë sesa Prishtina e Re që mbetet në pikë të njëjta si vendasit e sotëm, por bie në pozitë të tretë të renditjes tabelare. Në xhiron që vjen, Ferizaji pret edhe një derbi, kësaj radhe ndaj lideres Liria, ku “ujqit” do të kërkojnë të zbresin edhe më dallimin në krye të renditjes tabelare.
