HISTORIKE: Liria fton për të dielën, ndeshja nën drita të reflektorëve

Për herë të parë në histori të klubit dhe qytetit në përgjithësi. Klubi futbollistik i Lirisë, tashmë edhe zyrtarisht ka bërë të ditur se këtë të diel për herë të parë do të luajë nën dritën e reflektorëve dhe ndeshja e xhiros së XVII ndaj Rilindjes 1974 do të zhvillohet nga ora 17.00, kurse përballja do të zhvillohet me drita.

Gjatë ditës, Liria në llogaritë e rrjeteve sociale, pasi që ëeb-faqe nuk kanë, ka botuar një video të shkurtër me fjalët “Prizren, a jeni gati” duke vendosur topin në mes të fushës nën drita. Kjo ka dhënë sinjalet për ndeshjen e radhës dhe se ajo do të zhvillohet në orar të mbrëmjes, e jo siç luhet zakonisht në shumicën e stadiumeve të Kosovës në termine dimërore, prej orës 13.00.

TABELA AKTUALE E LIGES SE PARE

Kështu, nga ora 17.00 bardhezinjtë prizrenas, që janë edhe liderë të Ligës së Parë dhe po tentojnë rikthimin në Superligë do të kërkojnë të luajnë për fitore dhe për të mbajtur distancën ndaj kundërshtarëve para pushimeve dimërore si dhe para derbit që i pret më pas, ndaj Ferizajit si mysafir.

REZULTATET E DERITASHME dhe XHIROT TJERA

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live