
Ekipi i grupit të Kosovës, shkarkon trajnerin!
Tashmë vinë edhe pasojat e para nga faza grupore e përfunduar e Ligës së Kombeve! Ekipi që ishte në grup me Kosovën dhe që nuk ka arritur të shënojë asnjë fitore në Grupin 3 të Ligës B të Kombeve, Izraeli, ka bërë të ditur sot se ka ndarë rrugët me trajnerin e ekipit, Ran Ben-Shimon.
Trajneri 55-vjeçar që mori drejtimin e Izraelit në vitin 2024 me sot ka përfunduar misionin aty, ndërsa Federata e këtij vendi ka bërë të ditur se ai ka ofruar dorëheqjen pas ndeshjes ndaj Austrisë. Pikët e Izraelit në grup kanë ardhur nga barazimet, ku të njëjtit kanë siguruar nga një barazim prej Austrisë e Irlandës dhe dy nga Kosova!
Ndërsa, kryetari i Federatës së Futbollit të Izraelit, Shino Zwarz, ka bërë të ditur se do të bëj më të mirën me ekipin e tij për të arritur synimin, kualifikimin në EURO 2028.
TABELA PËRFUNDIMTARE E GRUPIT 3 NË LIGËN B TË KOMBEVE:
1. Austria 12p.
2. Irlanda 8p.
3. Kosova 6p.
6. Izraeli 4p.
