
Simulatori i shortit për EURO 2028
Tani, me përfundimin e ndeshjeve në kuadër të Ligës së Kombeve, janë kuptuar edhe të gjitha ekipet se në cilën vazo do të jenë për short për EURO 2028. Sikurse Kosova, ashtu edhe Shqipëria kanë qëlluar në vazon e tretë dhe nuk do të mund të ndeshen mes vete në short, ndërkaq Kosova u bë ekipi i fundit që u vendos në vazo.
Dardanët kishin gjasa të mira për të qenë në vazo të dytë, por disfata 3-0 ndaj Irlandës mbrëmë, bëri që Kosova të mos lëviz nga vazoja e tretë.
Me këtë, tani dardanët do të kenë si kundërshtar në grup për EURO 2028, një ekip nga vazoja e parë, një nga e dyta, një nga e katërta dhe varësisht si rrjedh shorti mund të bie në grup me 4 apo 5 ekipe në total.
Për këtë FMD ka krijuar simulatorin e shortit për EURO 2028, ndërkaq aty mund të provoni se cilët kundërshtarë do t’i mund t’i bien Kosovës në rrugëtim për EURO. Provo shortin këtu.
