Ylli mbi Prishtinën

Pas pjesës së parë të fuqishme në parket, për Yllin nuk ka pasur dilema në pjesë të dytë, ndërsa ka shkuar drejt fitores ndaj Prishtinës në atë që ishte derbi i mesit të tabelës dhe tashmë qartë është mbi bardhekaltërit në renditje.

Ylli fitoi duelin 92-79, falë dallimit të bërë në pjesë të parë, ku suharekasit hynë në pushim të pjesës së parë me 52-32. Khalil Shabazz ka qenë i jashtëzakonshëm në këtë ndeshje me 32 pikë të shënuara, duke bërë edhe 9 asistime e 3 kërcime, derisa pas tij Connor Withers ka dhënë 19 pikë, 4 asistime e 7 kërcime. Lis Shoshi kreu lojën me double-double prej 10 pikësh e 11 kërcimeve.

TABELA AKTUALE E SUPERLIGES

Te Prishtina mysafire që ka treguar veten vetëm në çerek të tretë të lojës dhe natyrisht ka qenë e pamjaftueshem për të ndërruar diçka në rezultat, lojtarët më të dalluar sa i përket pikëve ishin, Bryson Dawkins me 23 dhe Vincent Godson me 22 të shënuara, derisa Daniel Hankins-Sanford kreu lojën me double-double prej 15 pikëve dhe 13 kërcimeve.

Me këtë fitore, Ylli momentalisht është i katërti në tabelë me 6-4, ndërsa Prishtina e pesta me 4-6. Në xhiron e radhës Ylli është mysafir i Pejës, ndërsa Prishtina pret Rahovecin 029.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live