Khalil Shabazz (Ylli) – MVP (10)

Basketbollisti i Yllit, që ka këndellur skuadrën prej se ka ardhur aty, Khalil Shabazz, përsëri është shpallë MVP i xhiros nga FBK. Kjo është hera e dytë që Shabazz po bëhet më i miri i xhiros në krejt dhjetë xhiro sa janë zhvilluar tani. Duke ditur që ai ka ardhur më vonë në ekip, atëherë rëndësia e tij bëhet edhe më e madhe.

Përndryshe, Shabazz shkëlqeu në fundjavë në fitore ndaj Prishtinës, ndërsa indeksin e çoi në 33, pas 32 pikëve të shënuara, 9 asistimeve dhe 3 kërcimeve. Pos kësaj, ai ka bërë edhe 3 topa të rrëmbyer, derisa është fauluar 6 herë nga kundërshtari në këtë duel, ku Ylli fitoi ndeshjen 92-79!

Përndryshe, në dhjetë xhirot e para të Superligës, katër herë çmimin e MVP-së së xhiros e kanë marrë lojtarët e Yllit, dy prej të cilëve Shabazz.

 

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live