
Assane Diatta (Prishtina) – Ylli i javës (14)
Bindshm më i miri i stinorit deri më tani, ndërsa këtë nuk ka si ta anashkalojë as Komisioni përkatës i FFK-së. Për herë të tretë këtë stinor në XIV xhiro, Assane Diatta i Prishtinës është shpallë më i miri i javës nga FFK, duke marrë shpërblimin javor, Ylli i javës.
“Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, vazhdon me ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i dedikohet futbollistit më të dalluar të xhiros.
Pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 14-të, çmimi “Ylli i Javës” i ka takuar futbollistit të FC Prishtinës, Assane Diatta, i cili e fiton këtë çmim për herë të tretë këtë edicion.
Diatta shkëlqeu në përballjen kundër FC Drenicës, duke realizuar hat-trick, për ta konfirmuar edhe një herë formën e tij të shkëlqyer dhe rolin e rëndësishëm në repartin ofensiv të skuadrës kryeqytetase.
Vlerësimi për çmimin “Ylli i Javës” është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.” — shkroi FFK nw njoftim.
