3 ndërprerje, 3 gola të bukur, 3 pikë — Liria lidere në pushime

Liria do të shkojë në pushime dimërore si lidere e Ligës së Parë, edhe pse do të ketë edhe një xhiro deri në fund të pjesës vjeshtore të stinorit. Kjo, pasi që sonte ekipi prizrenas që për herë të parë në histori luajti nën dritën e reflektorëve, ka shënuar fitore bindëse ndaj Rilindjes 1974.

Liria mposhti Rilindjen 1974 3-0 [Niki Likaj 14′, Albion Kurtaj 44′, 85′] me tri gola të shënuara, ku të trija erdhën nga ndërprerjet, për tri pikë të radhës për nxënësit e Ismet Munishit.

Së pari ka qenë Likaj që shënoi me kokë pas kornerit nga Kurtaj, e pastaj vetë Kurtaj shënoi maestralisht nga gjuajtja e lirë. I njëjti, po të kishte çmim të lojtarit të ndeshjes në Ligë të Parë, do ta meritonte këtë herë, pasi që shënoi edhe njëherë nga gjuajtja e lirë 5 minuta para fundit të duelit.

TABELA AKTUALE E LIGES SE PARE

Mbi 5 mijë shikues në “Përparim Thaçi” së fundi u kënaqën duke shijuar futbollin e mbrëmjes, në një natë historike që duhet shënuar qyteti i Prizrenit këtë arritje të Lirisë, ndërsa në fund me brohorima festuan fitoren dhe lidershipin, që i çon në pushime dimërore në krye të tabelës.

Kujtojmë, Liria në xhiron e fundit të stinorit vjeshtor i shkon Ferizajit në formë, për një derbi, ku këta të fundit janë në formë të jashtëzakonshme me 14 ndeshje pa disfatë dhe janë menjëherë nën bardhezinjtë në renditjen tabelare.

Aktualisht, Liria në vend të parë me 42 pikë pas 17 ndeshjesh, kurse në anën tjetër Rilindja 1974, që sot nuk ishte në “natën” e saj, bie në pozitë të gjashtë me 27 pikë nga po aq ndeshje.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live