Bora kryen detyrën për lidership ndaj Rahovecit 029 në krizë!

Kriza e Rahovecit 029 po vazhdon, ndërsa ekipi që ka mbetur me vetëm një lojtar të huaj në skuadër ka pësuar pritshëm edhe sonte, e prishtinasit e Borës nuk kanë lejuar vend për befasi për të fituar ndeshjen lehtë, 64-91.

Me fitoren e sontme Bora ka marrë kreun duke bërë bilancin 8-2, e te ekipi bardhekaltër trajneri Zoran Kascelan u ka dhënë mundësinë të gjithë lojtarëve të shijojnë lojën.

TABELA AKTUALE E SUPERLIGES

Laolu Oke me 16 pikë ka qenë më efikasi në fitore, e 14 pikë i ka shënuar Rron Ukaj. Te vendasit, Samir Zekiqi ka qenë më efikasi me 17 pikë. Rahoveci 029 është me bilanc 2-8 pas kësaj ndeshjeje.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live