
FBK Superliga
Amari Kelly (Vëllaznimi) – MVP (9)
Amari Kelly i Vëllaznimit është shpallur MVP i javës së nëntë në ProCredit Superligë, pas një paraqitjeje të shkëlqyer, duke qenë basketbollisti me indeksin më të lartë të efiçiencës në këtë xhiro.
Basketbollisti i Vëllaznimit regjistroi 29 pikë, 17 kërcime dhe indeks të efiçiencës 38, duke dominuar në lojën nën kosh dhe duke dëshmuar cilësitë e tij në parket. Me këtë paraqitje, Kelly siguroi çmimin e lojtarit më të vlefshëm të javës, si dhe vendin në pesëshen më të mirë.
Kjo është hera e parë që Kelly merr MVP-në e xhiros në Superligë.

