
Edhe një trajner i Superligës ndahet me ekipin!
Pas Pejës, në Superligë ka edhe një ndryshim në shtabin teknik! Para pak çastesh, KB Vëllaznimi ka bërë të ditur se ka ndarë rrugët me trajnerin e ekipit, verimaqedonasin, Aleksandar Jonchevski!
Vendin e tij në këtë post da ta ushtrojë tash e tutje Nikola Bozhinovski, bëri të ditur më tej klubi kuqezi nga Gjakova.
Përndryshe me Jonchevskin, Vëllaznimi ka arritur të shënojë dy fitore në dhjetë xhirot e para të stinorit.

“KB Vëllaznimi njofton se me marrëveshje të dyanshme është ndërprerë bashkëpunimi me trajnerin Alek Jonçevski.
Trajnerin e falenderojmë për angazhimin dhe kontributin e dhënë në klubin tonë, duke i dëshiruar suksese të mëtejshme në karrierën e tij profesionale.
Pozicionin e trajnerit kryesor tashmë do ta ushtrojë Nikola Bozinovski, të cilit i dëshirojmë suksese nën drejtimin e ekipit.
Faleminderit, Aleksandar!” – bëri të ditur KB Vëllaznimi sot.
