
AFCON 2025: Të gjitha që duhet të dini për Kupën e Kombeve të Afrikës
Futbollistët më të mirë të kontinentit afrikan janë duke u përgatitur për të qenë pjesë e AFCON (Kupa e Kombeve të Afrikës) 2025 që tani, pasi që kësaj radhe ndeshjet nuk do të zhvillohen në janar si zakonisht, por do të fillojnë para Krishtlindjeve dhe do të përfundojnë në mes të janarit të vitit që vjen.

Turneu nis më 21 dhjetor kur vendasit, Marokoja, do të luajnë ndaj Komorosit në stadiumin “Prince Moulay Abdellah” me fillim prej orës 20.00. Presioni është mbi “luanët e Atlasit” që janë edhe ekipi më së larti i renditur në listën mujore të kombëtareve nga FIFA (11), por nuk kanë fituar AFCON-in që prej vitit 1976!
24 ekipe, 6 grupe
Këtë edicion, AFCON do të ketë 24 ekipe të ndara në gjashtë grupe nga katër, të ndara në: A, B, C, D, E dhe F. Skuadrat e kualifikuara sipas grupeve dhe të ndara në grupe janë:
Grupi A: Maroko, Mali, Zambia, Komoros.
Grupi B: Egjipti, Afrika Jugore, Angola, Zimbabve.
Grupi C: Nigeria, Tunisi, Uganda, Tanzania.
Grupi D: Senegali, Kongo, Benini, Botsvana.
Grupi E: Algjeria, Burkina Faso, Guinea Ekuatoriale, Sudani.
Grupi F: Bregu i Fildishtë, Kameruni, Gaboni, Mozambiku.
Kush kalon fazën grupore?
Dy vendet e para nga secili grup dhe katër më të mirët nga vendet e treta do të sigurojnë kualifikimin në të tetën e finales së AFCON 2025, që do të vazhdojë në çerekfinale, gjysmëfinale, ndeshje për pozitë të tretë dhe finalen e madhe.
Fituesit e kaluar të AFCON të këtij shekulli janë:
AFCON 2023: Bregu i Fildishtë
AFCON 2021: Senegali
AFCON 2019: Algjeria
AFCON 2017: Kameruni
AFCON 2015: Bregu i Fildishtë
AFCON 2013: Nigeria
AFCON 2012: Zambia
AFCON 2010: Egjipti
AFCON 2008: Egjipti
AFCON 2006: Egjipti
AFCON 2004: Tunisi
AFCON 2002: Kameruni
AFCON 2000: Kameruni.
Favoriti i AFCON 2025
Marokoja vendase dhe oraganizatore e turneut, e ka fituar vetëm njëherë dhe atë në AFCON 1976. Kësaj radhe llogariten si favoritë, për shkak të renditjes së lartë në FIFA (11).

Përndryshe, Marokoja ka investuar shumë në stadiume këto vite për organizimin e AFCON-it, por edhe të Botërorit jubilar të vitit 2030, kur do ta organizojë atë bashkë me Portugalinë dhe Spanjën. Janë nëntë stadiume në gjashtë qytete, prej të cilave katër janë në kryeqytetin, Rabat.
Qytetet, stadiumet dhe kapacitetet në AFCON 2025:
⦿ Rabat — Stadiumi Prince Moulay Abdellah, 69500;
⦿ Rabat — Kompleksi sportiv olimpik, Prince Moulay Abdellah, 21000;
⦿ Rabat — Kompleksi sportiv, Prince Heritier Moulay El Hassan, 22000;
⦿ Rabat — Stadiumi El Barid, 18000;
⦿ Agadir — Stadiumi Agadir, 45480;
⦿ Fes — Kompleksi sportiv Fes, 45000;
⦿ Marakesh — Grand Stadium, Marakesh, 45240;
⦿ Kazablanka — Stadiumi Muhammedi V, 67000;
⦿ Tangier — Grand Stadium, Tangier, 68000.
Data dhe ora e finales
Finalja e madhe do të luhet në stadiumin e Rabatit, Prince Moulay Abdellah më 18 janar 2026 me fillim prej orës 20.00.
