
Alan Herndon – qendra e re e Pejës
Peja ka zyrtarizuar sonte edhe qendrën e re të ekipit, amerikanin Alan Herndon. Basketbollisti i lindur në vitin 1994 është 206cm i gjatë dhe së fundi ka qenë në elitën e Hungarisë, duke luajtur Szedeakun.
Ai aty ka pasur mesatare prej 12.7 pikëve dhe 7.7 kërcimeve për ndeshje. Peja ka bërë të ditur se Herndon ka punuar më parë me trajnerin Greg Gibson në Finlandë, kur të dy kanë qenë pjesë e BC Nokias në stinorin 2023/24.
I njohur për trajnerin
“Alan Herndon ka qenë më parë nën urdhrat e trajnerit Greg Gibson në Finlandë te BC Nokia, e së shpejti do të bashkohet me skuadren në përgatitjet për sezonin e ri.” — shkroi KB Peja në njoftim.
Përndryshe, Herndon ka bërë karrierë më parë edhe në elitë të Turqisë e të Greqisë si dhe të Holandës e Polonisë. Verdhezinjtë kanë nisur sot miqësoret para fillimit të stinorit të ri, ndërsa kanë pësuar nga Besëlidhja, 92-108.