Albian Hajdari vazhdon me Hoffenheimin

Hoffenheimi ka bërë të ditur se ka vazhduar kontratën me mbrojtësin e Kosovës, Albian Hajdari. Ekipi gjerman ka bërë të ditur se kanë nënshkruar kontratë afatgjate me lojtarin në fjalë, ndërsa në faqen zyrtare e kanë vlerësuar si lojtar kyq të ekipit të parë.

“Albiani na u bashkua në fillim të stinorit dhe shpejt e bëri veten si një ndër lojtarët kyq të ekipit. Nga dita e parë, ai përqafoi filozofinë e ekipit dhe performancat e tij bënë që të kemi sukses këtë stinor. Me vetëm 22 vjet, ai ka ende potencial për tu zhvilluar, fleksibiliteti i tij në mbrojtje dhe mentaliteti i jashtëzakonshëm i tij, kanë bërë dallimin”, ka thënë drejtori sportiv i Hoffenheimit, Andreas Schicker.

Në faqen zyrtare, Hoffenheim nuk ka bërë të ditur se për sa vjet ka nënshkruar me Hajdarin, ndërkaq vetë mbrojtësi i Kosovës ka thënë se e ndien veten si në shtëpi në këtë klub.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live