Përsëri dramë mes Borës e Bashkimit, Bora barazon serinë

Ndeshje fantastike dhe dramë deri në fund në ndeshjen e dytë gjysmëfinale mes Borës dhe Bashkimit sonte në kryeqytet, njëjtë si në ndeshjen e parë në Prizren.

Në fund, fitores sonte iu gëzua Bora, që ndeshjen e fitoi me rezultat 76-75.

Tyler Cheese ishte koshashënuesi më i mirë i Borës sonte, ndërsa vendimtar në momentet kritike të ndeshjes ishte Amin Hot, i cili ndeshjen e mbylli me plot 18 pikë. Aq pikë shënoi sonte edhe Alex Hunter.

Te prizrenasit, Shannon Shorter me 19 pikë ishte më i miri, ndërkohë Jalen Riley shtoi 15 e Lejson Zeqiri shtoi 12 të tjera, duke e bërë këtë treshe të dallohet nga të tjerët te skuadra e Bashkimit sonte.

Kështu, seria gjysmëfinale mes këtyre skuadrave tashmë barazohet në 1-1, e ndeshja e radhës e serisë luhet në Prizren.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live