
Superliga: Formacioni i javës (30)
Pas ndeshjeve të xhiros së XXX, TopSporti ka zgjedhur 11-shen më të dalluar të javës.
Fundjava që shkoi dhuroi plot gola e plot takime interesante, ndërkohë në sy ra paraqitja fantastike e Kreshnik Ukës në fitoren e Drenicës ndaj Prishtinës së Re, paraqitje e cila bëri që futbollisti në fjalë të shpallet edhe «Ylli i Javës» nga FFK-ja.
Në takimet tjera, Prishtina e Gjilani barazuan mes tyre, Malisheva fitoi me një futbollist më pak në udhëtim te Dukagjini, kurse Drita e Ballkani u treguan bindëse në shtëpi.
11-shja e xhiros XXX:
Ilir Avdyli (Malisheva); Besnik Krasniqi (Drita), Abdoul Dante (Drita), Dren Kryeziu (Malisheva), Yll Ibrahimi (Gjilan); Dren Zeqiri (Prishtina), Engjëll Ajazaj (Ballkani), Giovanni Ribeiro (Ballkani); Kreshnik Uka (Drenica), Jeton Krasniqi (Drenica), Xhemajl Ibishi (Malisheva).

