
FFK Superliga e Kosovës
Kreshnik Uka (Drenica) – Ylli i javës (30)
Çmimi i Yllit të Javës për xhiron XXX të Superligës shkon për Kreshnik Ukën e Drenicës. Ai shkëlqeu me një gol e një asistim në fitoren e Drenicës ndaj Prishtinës së Re dhe me meritë e mori epitetin e më të mirit të javës.
Për momentin, Uka gjithashtu është në krye të listës së golashënuesve në Superligën e Kosovës.

