Andrew Gordon rikthehet në Supeligën e Kosovës?

Vazhdojnë lëvizjet nga skuadrat e Superligës së basketbollit në Kosovë.

Spekulimet më të fundit flasin për rikthimin e basketbollistit Andrew Gordon në Kosovë.

Gordon, që luan si qendër, ishte pjesë e KB Trepçës përgjatë viteve 2021-2023, para se te kalonte te Spartak Ploveni bullgar, e sot është raportuar që Gordon do të jetë përforcimi më i ri i KB Vëllaznimit.

“Vëllaznimi Gjakovë – Fan Club”, faqe shumë e afërt me klubet e sportit në Gjakovë, e ka kumtuar sot transferin e Gordonit në Gjakovë si lajm “EKSKLUZIV”.

Gordon së fundi ishte pjesë Caledonia Gladiators në Britani të Madhe, e nëse transferohet te Vëllaznimi, do të ishte një vlerë e shtuar e cilësisë në ligën tonë.

Se a do të kompletohet zyrtarisht ky transfer, mbetet të shihet ditëve të ardhshme.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live