Anulohet miqësorja e Feronikelit’74 në Antalya

E kanë pasur ndeshjen të programuar për sot, mirëpo pak më parë erdhi njoftimi se ndeshja është anuluar. Përballja e Feronikelit’74 me Gloria Bistritan nuk do të zhvillohet sot dhe nuk dihet nëse do të luhet në ndonjë ditë tjetër.

Kjo, pasi që miqësorja e paraparë për sot është anuluar për shkak të shiut të dendur që ka filluar në Antalya, ku skuadrat në fjalë po qëndrojnë për përgatitje për stinorin pranveror të ligave të tyre përkatëse.

“Ndeshja miqësore ndërmjet FC Feronikeli 74 dhe FC Gloria Bistrița 🇷🇴 është anuluar për shkak të reshjeve të dendura të shiut në Antalya, Turqi.
Për çdo informacion të ri lidhur me ri-planifikimin e kësaj ndeshjeje, do t’ju mbajmë të informuar përmes njoftimeve në vijim.” — shkroi FC Feronikeli’74 në njoftim.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live