Të gjitha lajmet e publikuara në TopSporti.com. Selektoni sipas mujave/viteve në të majtë.
Arkiva

TOP 16 EUROLEAGUE: NBA/Euroleague
Derbin e fitoi Barça
11/01/13 @ 23:30
Regal Barcelona doli fitues në derbin kundër Olympiacosit me rezultat 76-68. Gjithashtu edhe skuadra tjetër spanjolle Real Madrid, arriti ta mposht kundërshtarin lituanez Zalgiris Kaunas me rezultat minimal 75-74.

LIGUE 1: Ligue 1
S’ka gola në Paris
11/01/13 @ 22:58
Paris Saint Germain nuk ka arritur të vazhdojë me fitoret e fundvitit 2012. Ata kanë dështuar të shënojnë ndaj Ajaccios sonte për të marrë një pikë të brishtë, përkundër se debutoi transferi i ri Lucas Moura.

WESLEY SNEIJDER: Serie A/International
Koha për marrëveshje
11/01/13 @ 22:41
Playmakeri i Interit, Wesley Sneijder, ka nxjerrë edhe një ditë afat nga krerët e Galatasarayit për të vendosur të ardhmen e tij.

BKT SUPERLIGA: FBK Superliga
Obinna Agomo te Drita
11/01/13 @ 16:22
Basketbollisti nigerian, Obinna Agomo, është përforcimi i ri i Dritës, derisa Devin Chambers dhe Laurence Donelson janë larguar nga klubi gjilanas.

YLL KAÇANIKU: FBK Superliga
Nuk kthehem në Kosovë
11/01/13 @ 15:47
Basketbollisti i Darüşşafakas, emri i të cilit po përmendet me disa skuadra kosovare, Yll Kaçaniku, ka thënë se nuk e ka ndërmend të kthehet sivjet në Kosovë.

TALENTI KOSOVAR: Bundesliga
Kastrati kalon në Aue
11/01/13 @ 15:24
Kosovari Flamur Kastrati kalon në ekipin e Bundesligës 2, Aue Erzebrige. Kreu i klubit gjerman ka vetëm fjalë të mira për kosovarin me pasaportë norvegjeze.

ROBIN VAN PERSIE: Premier League
Më i miri i dhjetorit
11/01/13 @ 14:12
Sulmuesi holandez i Manchester Unitedit, Robin Van Persie, është zgjedhur futbollisti i muajit dhjetor në Premier League.

TORCIDA: FBK Superliga
Mihalic ia nis me Trepçën
11/01/13 @ 12:22
Ish organizatori i Vëllaznimit të Gjakovës, slloveni Marcel Mihalic, pas marrëveshjes me Trepçën ka zhvilluar stërvitjen e parë në Mitrovicë.
EUROLEAGUE: Euroleague
Sonte superderbi
11/01/13 @ 11:58
Superderbi i Euroleague-së ndërmjet Regal Barcelonës dhe kampionit aktual Olympiacos zhvillohet sonte. Të dyja ekipet kanë nga një fitore e një humbje në TOP 16. Orari i ndeshjeve të sontme dhe tabelat.

NDALET LEBRON JAMES: NBA
Portland mposht Miamin
11/01/13 @ 10:44
Miami Heat është mposhtur nga Portland Trail Blazers në mëngjesin e sotshëm 92-90. Blazers ndalë Lebronin, ndërsa Batum shkëlqen në fitore. ME FOTOGALERI EKSKLUZIVE NGA NDESHJA/ VETËM NË BOROZANI.COM

SWANSEA ERA: Premier League/La Liga
Laudrup befason prapë!
11/01/13 @ 09:19
Pas shkëlqimit të Michut, Michael Laudrup është duke punuar që të sjellë në Swansea edhe një spanjoll nga La Liga, pa dëmshpërblim. Njëri ndër mesfushorët më të mirë të Real Betisit është afër kalimit te ekipi uellsian.
S'KA PUSHIM : Ligue 1
Anelka në Paris!
11/01/13 @ 08:38
Ish sulmuesi i shumë skuadrave europiane që aktualisht luan me ekipin kinez, Shanghai Shenhua, Nicolas Anelka, është duke u stërvitur me liderin e Ligue 1, Paris Saint Germain.

TOP 16 EUROLEAGUE: Euroleague
Njoftohet me fitore
10/01/13 @ 23:56
Maccabi Electra u njoftua me fitore në ndeshjen e tretë të TOP 16-shit, duke e mposhtur një skuadër tjetër pa fitore, Fenerbahçe Ulkerin me rezultat 91 - 73. Ndërsa gjiganti grek, Panathinaikos, e regjistroi fitoren e dytë kundër Unicaja Malaga.

COPA DEL REY: La Liga
Shkatërrojnë Cordoban
10/01/13 @ 23:32
Barcelona ka shkatërruar Cordoban në të tetën e finales së Copa del Rey për të dalur në çerekfinale. Katalonasit shënuan pesë herë për të mposhtur në përgjithësi 8-0 Cordoban.

FESTA E MICHUT: Premier League
S’po dëgjohet!
10/01/13 @ 21:11
Sulmuesi 26 vjeçar spanjoll i ardhur nga Rayo Vallecano te Swansea është bërë temë kryesore në mediat angleze. E tash është kuptuar se pse Michu feston duke bërë kah shikuesit sikurse s'po dëgjon.

DYSHJA: International
Ta votojmë Kuqon dhe Spahiun
10/01/13 @ 20:12
Basketbollistët shqiptarë që luajnë në Turqi, Ermal Kuqo dhe Kenan Spahiu, janë kandidatë për të qenë pjesë e ekipit të All-Star që do të organizohet nga Federata turke e basketbollit. Për të qenë pjesëmarrës në ndeshjen All-Star, Kuqo dhe Spahiu kanë nevojë për votat tuaja.

HAZARD PËRGJIGJET : Premier League
Mbrojtësi që e lodhi
10/01/13 @ 19:10
Cili mbrojtës i shkaktoi më së shumti telashe dhe cili është dallimi ndërmjet Ligue 1 dhe Premier League, tregon Hazard.
BKT SUPERLIGA: FBK Superliga
Ajka kosovare në Gjermani!
10/01/13 @ 18:52
Basketbollistët e huaj që kanë luajtur në stinorin vjeshtorë në Kosovë, po pëlqehen nga shumë skuadra gjermane. Pas Adam Waleskowskit të Sigal Prishtinës dhe Dustin Mitchellit të Sigkos Bashkimit, edhe ish lojtari i Trepçës, Jerome LaGrange, është angazhuar në një skuadër gjermane.

PREMIERSHIP: Premier League
25 milionë për Fellainin
10/01/13 @ 15:48
Mediat raportojnë për përgatitjen e 25 milionë funtave nga Chelsea për blerjen e mesfushorit belg të Evertonit, Marouane Fellaini, i cili shihet si zëvendësim ideal pas largimit të Frank Lampardit në fund të stinorit.

MICHU I SHTRENJTË: Premier League
S’mund ta blejë çdokush
10/01/13 @ 14:46
Kryetrajneri i Swanseat, Michael Laudrup, e di shumë mirë se do të jetë vështirë ta mbajë sulmuesin që ka shpërthyer, Michu. Mirëpo, ai i ka numëruar ekipet e pakta që mund ta blejnë atë.