Të gjitha lajmet e publikuara në TopSporti.com. Selektoni sipas mujave/viteve në të majtë.
Arkiva

NBA: NBA
S’po kthjellen
10/01/13 @ 14:34
Seria e zezë e humbjeve të Lakersit vazhdoi edhe në ndeshjen kundër San Antonios, që e humbën me rezultat 108-105.

STATISTIKISHT: La Liga/International
Barça, skuadra e vitit
10/01/13 @ 14:23
Instituti i Statistikave të Futbollit (IFFHS) ka nxjerrë për herë të pestë Barcelonën si klubi më i mirë në botë. Shikoni TOP 10-shen e klubeve dhe pikët e tyre në renditjen e dhjetë më të mirëve.

AFERA SNEIJDER: Serie A/International
Kah t’ia mbathë?!
10/01/13 @ 12:44
Ja si është në të vërtetë puna e Wesley Sneijderit dhe kalimit të tij të mundshëm në Turqi. Inter ka pranuar ofertën e Galatasarayit, por Sneijder ende jo. Fatih Terim pret përgjigje nga Sneijder deri të premten.

STEVE NASH: NBA
Nash vazhdon me asistime!
10/01/13 @ 12:33
Steve Nash u bë lojtari i pestë në NBA që arriti shifrën prej 10'000 asistimeve dje, në ndeshjen kundër San Antonios. Mirëpo ai bëri edhe një asist të jashtëzakonshëm Metta World Peace-it. ME VIDEO.

SIPAS STATISTIKAVE: La Liga
Mourinho, trajner i vitit
10/01/13 @ 12:17
Sipas Institutit të Statistikave të Futbollit (IFFHS) Jose Mourinho është emëruar trajneri më i mirë i vitit 2012, para atij të Chelseat Roberto Di Matteo. Shikoni TOP 10-shen dhe pikët e tyre.

REKORDERI PËRSHËNDET: Bundesliga/La Liga
Ia dhuron fanellën Mullerit
10/01/13 @ 12:01
Super Leo Messi i ka dërguar një fanellë të tijën legjendës gjermane, Gerd Muller, pasi që ia theu rekordin për numrin e golave të shënuar në një vit kalendarik.

PEP GUARDIOLA: International
Shkurti vendimtar
10/01/13 @ 11:49
Në natën e shpërndarjes së çmimeve të Topit të Artë, Pep Guardiola foli për herë të parë pas gjashtë muajsh. Ai tha qartë se do t'i kthehet futbollit stinorin e ardhshëm. Kah mund të shkojë?

NBA: NBA
Kingsat në Seattle!
10/01/13 @ 05:02
Pronarët e Sacramento Kingsit, familja Maloof, vendosi që të shes skuadrën, kështu lindi mundësia e rikthimit të Seattle në NBA.

COPA DEL REY: La Liga
Shkëlqen Ronaldo
09/01/13 @ 23:45
Cristiano Ronaldo ka shkëlqyer sonte ndaj Celta Vigos duke shënuar hat-trick për të përmbysur ekipin nga Atlantiku në të tetën e finales së Kupës së Mbretit, pasi që ndeshjen e parë e kishin humbur.ME FOTOGALERI EKSKLUZIVE/ VETËM NË BOROZANI.COM

COPPA ITALIA: Serie A
Juve kalon Milanin
09/01/13 @ 23:23
Kampioni i Italisë, Juventus, ka arritur të përmbys epërsinë e rivalit të ashpër Milanit, për të kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, ku do të takohet me ekipin e Lorik Canës, Lazio.

LEAGUE CUP: Premier League
Përsëri Michu
09/01/13 @ 22:44
Super Michu i del në hak edhe Chelseat. Sulmuesi spanjoll ka shënuar golin e parë, derisa Swansea ka mposhtur Chelsean në Stamford Bridge në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Ligës angleze.ME FOTOGALERI EKSKLUZIVE/ VETËM NË BOROZANI.COM

TIFOZËT E CITYT: Premier League
Refuzojnë biletat e Emirates-it
09/01/13 @ 15:40
Tifozët e Manchester Cityt kanë kthyer prapa gati një të tretën e biletave të ndara për ta nga stadiumi Emirates për shkak të çmimit të fryer nga topçinjtë. City nuk ka arritur fitore ndaj Arsenalit si mysafir prej vitit 1975.

OLD TRAFFORD : Premier League
Fergie edhe pas Ashley-it
09/01/13 @ 15:16
Sir Alex Ferguson është ende në kërkim të krahmbrojtësit të Chelseat, Ashley Cole. Nëse Lampard vjen në Old Trafford, edhe Cole do të jetë aty!

THE GUNNERS: Premier League
Milionat gati për Walcottin
09/01/13 @ 14:26
Arsenali ka vendosur që t'i ofrojë Theo Walcottit 26 milionë funta në total, vetëm e vetëm për ta mbajtur në ekip.

FALENDERIME: FFK Superliga
Falenderon bashkëlojtarët
09/01/13 @ 11:47
Futbollisti më i mirë i Kosovës për vitin 2012, Shpëtim Idrizi, ka shprehur falenderime për bashkëlojtarët e tij pas marrjes së çmimit më të vlefshëm individual në futbollin kosovar.

COPPA ITALIA: Serie A
Cana asiston në fitoren e Lazios
09/01/13 @ 11:13
Lorik Cana ka regjistruar një asist në fitoren e mbrëmshme të Lazios në kuadër të Kupës së Italisë në ndeshjen ndaj Catanias.

Episodi 2: FFK Superliga
Marsi vjen shpejt
09/01/13 @ 10:49
Pas ceremonisë së shpalljes së më të mirëve të vitit 2012, Federata e Futbollit të Kosovës, ka përcaktuar datat për fillimin e garave të Kupës dhe të Superligës së Kosovës në futboll.

STEVE NASH: NBA
10’000 asistime nga Nash
09/01/13 @ 06:12
Ylli kanadez Steve Nash, arriti shifrën magjike prej 10'000 asistimeve në ndeshjen kundër Houston Rocketsit, por gëzimi i mbeti në fyt, sepse skuadra e tij Lakers pësoi humbjen e katërt me radhë. ME VIDEO

NBA: NBA
Rrëzohet kampioni
09/01/13 @ 04:53
Kampioni aktual Miami Heat, pësoi disfatë nga Indiana Pacers me rezultat 87-77.
SIGKOS BASHKIMI: FBK Superliga
Nuk kthehet as Brooksi
08/01/13 @ 20:26
Sigkos Bashkimi ka mbetur pa asnjë basketbollistë të huaj. Pas largimit të Dustin Mitchellit dhe Jermont Hortonit, as plejmekeri Phil Brooks nuk do ta vesh fanellën e portokalltë në stinorin pranverorë.