Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LEAGUE CUP

Përsëri Michu

REUTERS/Dylan Martinez

Përsëri Michu


9 January, 2013 @22:44

Michu nuk ndalet. Sulmuesi spanjoll i Swanseat çdo ditë e më tepër po i vërteton cilësitë e tij, duke shënuar ndaj çdokujt çdokund. 

Kësaj radhe viktimë e Michus ishte Chelsea, i cili pranoi dy gola që rodhën nga gabimet e serbit, Branislav Ivanovic. Golin e dytë dhe final të ndeshjes e shënoi zëvendësuesi Danny Graham i cili hyri në lojë në vend të Michut. 

Ndeshja e zhvilluar sonte ka qenë e vlefshme për gjysmëfinalen e League Cup të Anglisë dhe u luajt në stadiumin e Chelseat, Stamford Bridge, ku ekipi i Michael Laudrupit, Swansea, arriti kapital madhor para ndeshjes së kthimit që luhet me 23 janar. 

LEAGUE CUP GJYSMËFINALET: 

Ndeshjet e para: 

Bradford - Aston Villa 3-1

Chelsea - Swansea 0-2


 
Të gjitha lajmet nga