Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NURI SAHIN

Përsëri në Dortmund!

REUTERS

Përsëri në Dortmund!


8 January, 2013 @16:21

Borussia Dortmund po synon ta rikthej në skuadër ish futbollistin e tyre, Nuri Sahin. Futbollisti 24 vjeçar ishte larguar nga Dortmundi në vitin 2011 në drejtim të Real Madridit, ndërsa në gusht të vitit 2012 u huazua në Liverpool pasi që nuk kishte hapësirë të mjaftueshëm për lojë te ekipi madrilen.

Nuri Sahin vlerësohet si një hero në ekipin e Dortmundit. Menaxheri i kampionit gjerman, Michael Zorc ka pohuar se ekziston mundësia e rikthimit të mesfushorit turk në skuadër.

“Nuri Sahin në qoftë se me të vërtetë nuk dëshiron të luajë për ndonjë skuadër tjetër, ne jemi të gatshëm të bisedojmë për të arritur marrëveshje,” ka thënë Zorc.

Sahin këtë stinor ka luajtur fare pak edhe me Liverpoolin. Ai është paraqitur në 16 ndeshje zyrtare me të kuqtë, ku 7 prej tyre kanë qenë nga Premier League, duke realizor 3 gola dhe 3 asistime gjithsej.

Për futbollistin turk së fundi interesim ka shprehur edhe skudra italiane, Milan.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League