Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA TALK

Broja kërkon largimin nga Chelsea, dy ekipe të PL janë të interesuara

Broja kërkon largimin nga Chelsea, dy ekipe të PL janë të interesuara


4 July, 2023 @11:10

Sulmuesi i Shqipërisë, Armando Broja, ka kërkuar largimin nga Chelsea, ka bërë të ditur dje mediumi TeamTalk. Kjo, pasi që ekipi nga Stamford Bridge ka shtuar në radhët e vetë Nicolas Jacksonin nga Villarreal, ndërsa hapësira për qendërsulmuesin e Shqipërisë për të fituar një vend në sulm të ekipit, po ngushtohet edhe më.

Futbollisti 21-vjeç ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2028, ndërsa pas një lëndimi të pësuar ai nuk ka luajtur qe gjashtë muaj. Broja po kërkon hapësirë për ta rikthyer formën e tij që kishte në stinorin 2021/22 derisa ishte i huazuar te Southamptoni.

Kësaj radhe, sipas TeamTalk për shërbimet e Brojës janë të interesuar dy ekipet tjera nga Londra, Crystal Palace dhe West Ham United, që drejtohen nga strategë me përvojë të futbollit, Roy Hodgson dhe David Moyes.

Mbetet të shihet deri në fund afatit kalimtar veror nëse Broja do të sigurojë qëndrimin në Premier Ligë me një ekip tjetër, ose do të bëj zgjidhje tjetër.◼️


 
Të gjitha lajmet nga Premier League