Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CITY FITON EDHE KUPËN

Manchester City fiton edhe FA Cup

Manchester City fiton edhe FA Cup


3 June, 2023 @21:08

Manchester City mbetet në garë për tripletën e madhe, pasi që Ilkay Gundogan u dha atyre fitoren ndaj Manchester Unitedit në finalen e FA Cup në Wembley të Londrës. Pasi që fituan Premier Ligën, City tash të shtunën e ardhshme bëhet gati për finalen e madhe të radhës, ndaj Interit në Stamboll në Ligë të Kampionëve, për të barazuar atë që bëri United në vitin 1999.

E kapiteni i Cityt, Gundogan edhe njëherë u tregua lojtar i madh në ndeshje të madhe, duke i lënë vend vetes në histori me golin më të shpejt të shënuar në finale të FA Cup, pasi që me volej shënoi që në sekondën e 12 të ndeshjes. United barazoi në minutën e 33 të duelit kur Bruno Fernanades dha penalltinë.

Por, ka qenë Gundogan, që gjuajtjen e lirë të Kevin de Bruynes me volej e konvertoi në portën e David de Geas, gjashtë minuta pasi që kishte nisur pjesa e dytë, për t’ia dhënë Cityt FA Cup-ën për të shtatën herë në histori, Manchester City 2-1 Manchester United [Ilkay Gundogan 1, 51 - Bruno Fernandes 33pen.]

Kliko X për të larguar reklamën dhe për t’i parë #highlights Manchester City - Manchester United


 
Të gjitha lajmet nga Premier League