Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BILETA E FUNDIT PËR PREMIER LIGË 2023/24

Në Wembley, do të përcaktohet pjesëmarrësi i fundit i Premier Ligës 23/24

Në Wembley, do të përcaktohet pjesëmarrësi i fundit i Premier Ligës 23/24


18 May, 2023 @11:24

Coventry City me Luton Town do të ndeshen më 27 maj në ëembley në finalen e madhe të playoffit të Championshipit për të kërkuar biletën e fundit për Premier Ligë për stinorin 2023/24.

Pas ndeshjes së parë që kaloi pa gola në Society Arena, Coventry ka mposhtur mbrëmë si mysafir Middlesbrough përmes golit të holandezit Gustavo Hamer, që ka vendosur duelin në Riverside, duke e eliminuar kështu ekipin e Michael Carrickut.

Në duelin tjetër Luton Town eliminoi Sunderlandin. Sunderland i drejtuar nga Tony Mowbray kishte fituar ndeshjen e parë 2-1, ndërsa u mposht në ndeshjen e kthimit 2-0 [Osho 10, Lockyer 43] për të siguruar finalen e madhe dhe luftën e fundit për në Premiership.

Coventry - Luton do të luhet të shtunën më 27 maj, ndërsa ndeshja do të nis në 17:45 në Wembley të Londrës. Prej se quhet Premier Ligë, nga viti 1992 Luton Town asnjëherë s’ka qenë pjesë e elitës, ndërsa Coventry City kërkon rikthimin pas stinorit 2000/01.

 


 
Të gjitha lajmet nga Premier League