POCH ZYRTARIZOHET TE CHELSEA!
“Ai duhet të fitojë”, Chelsea emëroi Pochettinon
30 May, 2023 @14:23
Mbrëmë Chelsea bëri të ditur se ka emëruar Mauricio Pochettinon si kryetrajner të ri të ekipit. Argjentinasi 51-vjeçar do t’ia nis punës më 1 korrik 2023 në një marrëveshje që e lidhë atë me Chelsean për dy vjet, me opsion vazhdimi edhe për një tjetër.
Trajneri i përkohshëm i Chelseat, Frank Lampard, përfundoi stinorin me ekipin në pozitën e 12 të renditjes në Premier Ligë, që është renditja më e dobët e klubit në më shumë se 25-vitet e fundit të ligës.
“Mauricio është trajner i nivelit botëror me një CV të jashtëzakonshme. Të gjithë jemi të lumtur që atë e kemi në rolin e menaxherit,” ka shkruar faqja e Chelseat. Ndërkaq, drejtorët sportiv Paul Winstanley dhe Lawrence Stewart kanë treguar ambiciet.
“Përvoja e Mauricios, standardi i tij i lartë, cilësitë e liderit, do t’i japin Chelseat shtytje për të ecur përpara. Ai është trajner fitues dhe presim që në nivelin e lartë që e ka ai ta zgjerojë edhe në klub,” kanë thënë dyshja në një komunikatë të përbashkët.
Chelsea u ble nga pronari i ri i ekipit Todd Boehly në korrikt të vitit të kaluar ndërsa ai harxhoi mbi 600 milionë euro në transferime lojtarësh gjatë sezonit 2022/23. As ndërrimi i trajnerëve me largimin e Thomas Tuchelit dhe sjelljen e Graham Potterit nuk sollën zgjidhje. Në fund ata morrën Lampardin për të përfunduar stinorin 2022/23.