Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PREMIER LEAGUE

Sa kanë fituar ekipet e Premier League gjatë sezonit 22/23?

Sa kanë fituar ekipet e Premier League gjatë sezonit 22/23?


21 June, 2023 @10:36

Pas përfundimit të sezonit 2022/2023, bazuar në ato që klubet kanë publikuar në raportet financiare, Mirror ka arritur të shfaqë se sa para ka fituar secili klub i Premier Ligës gjithsej.

Të përfshira në llogaritje janë të drejtat televizive, kualifikimi (i mundshëm) në garat evropiane, fitimet nga biletat e shitura e të gjitha me radhë. Shifrat janë të çmendura, ku bie në sy fakti që edhe Southamptoni, vendi i fundit në ligë, sezonin e ka mbyllur me plot 128.2 milionë funte fitime, një dallim masiv në krahasim me ligat e tjera evropiane, ku në shumë prej tyre as kampioni përkatës nuk fiton aq shumë!

Manchester City, kampioni, sezonin e ka mbyllur me 170 milionë funte fitime.

Lista e plotë:

1. Manchester City £170m
2. Arsenal £167.8m
3. Manchester United £165.5m
4. Newcastle United £163.4m
5. Liverpool £161.2m
6. Brighton £159m
7. Aston Villa £156.8m
8. Tottenham Hotspur £154.6m
9. Brentford £152.4m
10. Fulham £150.2m
11. Crystal Palace £148m
12. Chelsea £145.8m
13. Wolves £143.6m
14. West Ham £141.4m
15. Bournemouth £139.2m
16. Nottingham Forest £137m
17. Everton £134.8m
18. Leicester £132.6m
19. Leeds £130.4m
20. Southampton £128.2m◼️


 
Të gjitha lajmet nga Premier League