Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PARADA E FITUESVE

Rreth 200 mijë tifozë priten të festojnë trofeun me Manchester Cityn

Rreth 200 mijë tifozë priten të festojnë trofeun me Manchester Cityn


11 June, 2023 @23:51

Futbollistët dhe stafi i Manchester Cityt ka ateruar sot në qytetin e Manchesterit, ndërsa ekipi triumfoi për herë të parë në Ligë të Kampionëve. Manchester City mposhti Interin në finalen e së shtunës mbrëma në Stamboll, duke e fituar ndeshjen me rezultat minimal 1-0 me golin e shënuar nga spanjolli Rodri.

Sipas Manchester Evening News, një numër prej rreth 200 mijë tifozësh pritet të jenë nesër nëpër rrugët e qytetit, derisa ekipi fitues do të parakalojë në paradën triumfuese për arritjen e madhe dhe historike për klubin. Manchester CIty me fitoren e Ligë së Kampionëve, ka fituar këtë stinor tripletën (titullin kampion, kupën e shtetit dhe ligën e kampionëve të evropës) duke u bërë ekipi i parë anglez pas Manchester Unitedit në vitin 1999 që e arrin këtë.◼️


 
Të gjitha lajmet nga Champions League