Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ELIMINOHET KAMPIONI I SHQIPËRISË

BATE mposht dhe eliminon Partizanin

BATE mposht dhe eliminon Partizanin


18 July, 2023 @22:01

Kampioni i Shqipërisë, Partizani, është mposhtur 2-0 sonte nga BATE Borisov i Bjellorusisë për tu eliminuar nga garat e mëtutjeshme kualifikuese për Ligë të Kampionëve.

Ndeshja e parë në Tiranë, kishte përfunduar 1-1 dhe me rezultat të përgjithshëm 3-1, ekipi bjellorus shkon tutje, ndërsa Partizani i drejtuar nga Zoran Zekic, tash do të vazhdojë rrugëtimin në kuadër të kualifikimeve për Ligë të Konferencës.

Partizani përkundër që kishte raste, në 20 minutëshin e fundit pranoi dy gola nga kundërshtari, për tu përshëndetur nga kjo garë me përfundimtraren BATE Borisov 2-0 Partizani [Malkevich 71’, Shestyuk 90+10].◼️


 
Të gjitha lajmet nga FSHF Kategoria Superiore