Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHITJA FILLON ONLINE

2 muaj para ndeshjes, nis shitja e biletave për Shqipëri-Poloni

2 muaj para ndeshjes, nis shitja e biletave për Shqipëri-Poloni


10 July, 2023 @15:06

Përmes një njoftimi të lëshuar në rrjete sociale, Federata e Futbollit të Shqipërisë (FSHF) ka bërë të ditur se ka nisur shitja e biletave për ndeshjen Shqipëria - Polonia, që luhet më 10 shtator 2023.

Pra, fiks 2 muaj para ndeshjes, më 10 korrik FSHF bën të ditur se nis shitja e biletave për ndeshjen, që pritet të jetë e rëndësisë së madhe për kuqezinjtë, pasi që në shtator pritet të qartësohet shumëçka rreth kualifikimit të Shqipërisë për në EUROn e dytë në histori të saj.

Shiko: ORARI I NDESHJEVE dhe TABELA AKTUALE

Biletat mund të blihen online përmes ebileta.al ndërsa çmimi i tyre varion nga sektori prej 2 mijë lekëve për copë, deri në 6 mijë.

Albania vs Poland


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Evropian