DREJT RIKTHIMIT TË STADIUMIT
Qeveria: 3.2 milionë euro për stadiumin “Adem Jashari”
29 June, 2023 @14:26
Stadiumi “Adem Jashari” në Mitrovicë, që është lënë në gjendje të mjerueshme për disa vite, pas fillimit të mbarë të udhëtimit të kombëtares së Kosovës në ndeshjet miqësore të FIFAs, si duket do të ketë shpresa mbijetese dhe rikthimi në arenë për ndeshje ndërkombëtare.
Sipas asaj që u tha sot në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, ndërsa pas saj edhe u mor vendim, që të nis procesi i shpronësimit të pronave rreth stadiumit olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë me qëllim të rinovimit dhe rikonstruktimit të tij.
Për këtë Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndarë 3.2 milionë euro. Ndërsa stadiumi pritet të kalojë nga kategoria 2 në kategorinë 4 sipas rregullave që kërkon UEFA-ja! Vendimi i Ministrisë së Mjedisit dhe Infrastrukturës ka marrë edhe përkrahjen e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve.◼️