Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SLLOVENI MUND TË RIKTHEHET

Rikthimi i Glihas, opcion i mundshëm për Kosovën

Slloveni 55-vjeç, Primozh Gliha, kishte drejtuar Kosovën pas largimit të Bernard Challandesit nga detyra/ Foto: FFK

Rikthimi i Glihas, opcion i mundshëm për Kosovën


4 July, 2023 @13:09

Ish-trajneri i përkohshëm i Kosovës, Primozh Gliha, mund të jetë opcion për rikthim në bankën e reprezentacionit të Dardanëve, pas largimit të Alain Giressit nga detyra.

Sipas një burimi, FFK është duke shqyrtuar mundësinë për rikthimin e Glihas në detyrë, përsëri përkohësisht sa për t’i çuar këto kualifikime për evropian deri në fund.

Gliha

Gliha ka drejtuar Kosovën në kohën kur u largua Challandes nga detyra. Më pas, erdhi Giresse në krye të shtabit teknik të Kosovës. Gjithsesi, mbetet të shihet se si do të vendos FFK-ja që sot thuhet se ka pasur edhe mbledhje të KE-së.

Slloveni 55-vjeç kishte drejtuar Kosovën në nëntor të vitit 2021. Ai nuk shënoi asnjë fitore me Kosovën në dy ndeshjet që i drejtoi. Kishte humbur nga Jordania në miqësore 0-2 në Fadil Vokrri, ndërsa kishte barazuar me Greqinë në kuadër të kualifikimeve për Botëror, në Athinë, 1-1.

Kosova në kualifikime për Botëororin e Katarit kishte përfunduar e fundit në Grupin B, ku Spanja kishte 19 pikë, Suedia 15, Greqia 10 e Gjeorgjia 7. Dardanët arritën vetëm një fitore e dy barazime, karshi pesë humbjeve aty, për të kryer grupin me 5 pikë. ◼️


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Evropian