Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FIFA RANKING - QERSHOR 2023

Shqipëria ngritet në renditjen mujore të FIFAs

Shqipëria ngritet në renditjen mujore të FIFAs


29 June, 2023 @12:01

Reprezentacioni i Shqipërisë në futboll ka regjistruar ngritje të konsiderueshme në renditjen mujore të FIFAs pas fitoreve të shënuara në kualifikime për EURO 2024.

Kuqezinjtë e drejtuar nga braziliani Sylvinho kanë mposhtur Moldavinë dhe Ishujt Faroe në duelet e qershorit, ndërsa kanë dalë në pozitën e dytë të grupit të tyre kualifikues, duke lënë pas njërën nga favoritet Poloninë, ndërsa para tyre kanë vetëm Çekinë.

Shqipëria që qëdronte në pozitën e 68 në listën e fundit të botuar nga FIFA në prill të këtij viti, ka kërcyer për tri pozita më lart duke dalë në pozitën e 65 të renditjes mujore të FIFAs, në botimin që mban datën e sotme.

Fitoret e qershorit, kanë bërë që kombëtarja shqiptare ta lë pas Islandën dhe Maqedoninë Veriore.◼️

Albania @ FIFA Ranking JUNE 2023


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Evropian