Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA TALK

Giresse për L’Equipe: Messi ose Mbappe - për Topin e Artë

Giresse për L’Equipe: Messi ose Mbappe - për Topin e Artë


21 June, 2023 @23:38

Tani më ish-përzgjedhësi i Kosovës, Alain Giresse, në një bisedë me prestigjiozen franceze L’Equipe, ka parashikuar fituesin e Topit të Artë për vitin 2023.

Sipas tij, Lionel Messi ose Kylian Mbappe do të jetë fitues i Topit të Artë 2023, ndërsa në këtë betejë do të mund të hyjë edhe Erling Haaland për shkak të triumfit të Ligës së Kampionëve me Manchester Cityn. Mirëpo, sipas Giresse dyshja Messi-Mbappe janë më të fortë në garë, për shkak të paraqitjeve të tyre në “Katar 2022”.

Giresse ka qenë i dyti në Topin e Artë 1982, të cilën e pat fituar Michel Platini atëbotë. Ai pas afro 1.5 vitesh u nda me Kosovën pasi që Dardanët pësuan në ndeshje ndaj Bjellorusisë.◼️


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Evropian